Që prej vitit të kaluar përdorimi i Firefox Send për të dërguar maluerë është rritur. Sapo ngarkohen maluerë, hakerët ju dërgojnë objektivave të tyre lidhjet në e-mail-e.

Mozilla përkohësisht ka bllokuar shërbimin e dërgimit të të dhënave Firefox Send pas raportimeve se po përdoret nga kriminelët kibernetikë për të shpërndarë maluerë.

Krijuesi i Firefox mbylli platformën mas disa media i kontaktuar rreth problemeve të gjetura. Firefox Send debutoi në 2017-ën në fazë eksperimentale ndërsa vetëm në Mars të vitit të kaluar u bë i disponueshëm për të gjithë.

Ju pëlqen!

Me këtë shërbim përdoruesit e shfletuesit Firefox mund të hostojnë dhe dërgojnë të dhëna në mënyrë të sigurtë dhe privatisht. Ato ngarkohen dhe ndahen përmes shërbimit dhe mbrohen nga enkriptimi fundor.

Që prej vitit të kaluar përdorimi i Firefox Send për të dërguar maluerë është rritur. Sapo ngarkohen maluerë, hakerët ju dërgojnë objektivave të tyre lidhjet në e-mail-e.

Në muajt e fundit Firefox Send është përdorur për të kryer operacione nga sulmet me ransomware, krimet financiare, trojanët bankarë deri tek spyware. Fin7, Sodinokibi dhe Zloader janë disa prej grupeve kriminale që kanë përdorur shërbimin.

Arsyeja pse është bërë kaq popullor qëndron tek besueshmëria në URL e Firefox dhe duke qenë se të dhënat enkriptohen, bëhet e vështirë gjurmimi i maluerëve.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!