Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka folur për paraqitjet në këtë sezon të Paul Pogbës.

Portugezi këmbëngul se ka menduar për interesat e mira të klubit në raport me mesfushorin francez.

Strategu ende nuk ndien keqardhje pse e kishte lënë lojtarin në pjesën më të madhe në bankën rezervë.

“Nëse më thoni se në sezonin e kaluar unë pata disa probleme … nuk dua të flas rreth asaj periudhe për arsye të dukshme,” tha ai për “Sport”.

“Unë nuk do t’ju mohoj se disa faktorë kanë ndikuar tek ai gjatë kohës sa isha unë trajner. Është e pamundur të fitosh trofe pa një marrëdhënie të mirë me lojtarët”.

“Ajo që ju nevojitet ndonjëherë është që të përshpejtohet procesi, çfarë duhet të bëni është që të jeni njeri i klubit”.

Calderon: Mourinho do ta drejtojë Real Madridin nga sezoni i ardhshëm

“Unë mendoj se gjithmonë e kam bërë atë, ndonjëherë për të mirën e menjëhershme të klubit dhe të grupit”, pohoi trajneri.

Ndryshe, Mou ishte shkarkuar muaj më parë prej postit të trajnerit dhe u zëvendësua me Ole Gunnar Solskjaer.