Edhe José Mourinho mund të qajë për një humbje. E ka zbuluar vetë ai në një intervistë ekskluzive për Marca. Portugezi ka rrëfyer se është përlotur pasi humbi gjysëmfinalen e Champions kundër Bayern Mynih, në 2012, kur Mou drejtonte Real Madrid: “Ajo natë është e vetmja në të cilën kam qarë pas një ndeshje futbolli. E kujtoj mirë: unë e Aitor (Karanka) parkuam makinën para shtëpisë e nisëm të qanim. Ishte shumë e vështirë të pranonim humbjen, në atë sezon ishim skuadra më e mirë e Europës”.

Në sezonin 2011-12 Mourinho ka thyer rekordin e Real Madrid për pikë e gola. Ndoshta pika më e lartë e karrierës së tij si trajner. “Është shumë e vështirë për mua të them nëse ishte pika më e lartë apo jo – ka thënë ai -. Por natyrisht ka qenë një moment shumë i rëndësishëm sepse ndodhi në një periudhë speciale në të cilën dominonte Barcellona. Ti jepje fund atij dominimi e ta bëje duke arritur një rekord pikësh e një rekord objektivash të tillë e bëri edhe më interesant e të rëndësishëm, në momentin që e bëmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Jo vetëm se fituam la Liga, por sepse shkruam historinë”.

Ka dicka që e bën krenar Mourinho, ka fituar në të gjithë vendet ku ka drejtuar. “Ajo është tripleta ime e vecantë, nëse lëmë mënjanë kampionatin portugez, natyrisht. Doja të fitoja e të kisha sukses në Itali, Angli e Spanjë. E jam i vetmi trajner që e kam bërë. E vërteta është se doja të futesha në historinë e futbollit në atë mënyrë, por edhe të fitoja me Real Madrid”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!