Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, po përjeton një sezon zhgënjyer te skuadra e “Spursave”, prandaj ka filluar të mendojë që tani për merkatone e verës. Emri i parë që dëshirohet nga portugezi është Nicolo Zaniolo.

Futbollisti i ri ka qenë dhe më herët në llupën e anglezëve, por ka preferuar të qëndrojë te Roma. Situatat kanë ndryshuar tashmë dhe 21-vjeçari dëshiron të largohet duke parë dhe situatën e paqartë te verdhekuqtë.

La Repubblica shkruan se tekniku Jose Mourinho e do atë në skuadër për sezonin e ri. Roma kërkon rreth 70 milionë euro për lojtarin e tyre të ri, një shifër shumë e majme. Shitja e Zanilos i shpëton nga problemet ekonomike, por anglezët nuk duan të paguajnë aq shumë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!