Rregullatori i komunikimeve në Rusi akuzoi gjigantët amerikanë të teknologjisë, Google dhe Facebook, për shkelje të legjislacionit që i ndalon reklamat politike gjatë zgjedhjeve. Roskomnadzor i bëri akuzat të hënën, një ditë pasi Rusia mbajti zgjedhjet lokale.

Në përgjigje të akuzave, Google tha se ka mbështetur “reklamim të përgjegjshëm politik”, që është në përputhje me legjislacionin vendor. Facebook tha se reklamuesit – jo kompania – janë përgjegjës për zbatimin e ligjeve lokale të zgjedhjeve.

“Nëse marrim njoftimin se një reklamë shkel legjislacionin lokal, ne e shqyrtojmë atë dhe marrim masa”, tha Facebook. Roskomnadzor tha se veprimet e dy kompanive të internetit janë “të papranueshme” dhe se mund të vlerësohen si “ndërhyrje në çështjet sovrane” të shtetit.

Legjislacioni i ndalon reklamat politike në ditën e zgjedhjeve, si dhe një ditë më parë, dhe rregullatori tha se ka kërkuar nga Facebook dhe Google që të mos lejojnë reklama politike gjatë atyre ditëve.

Roskomnadzor nuk tha nëse do të ndërmarrë masa ndëshkuese. Në gusht, Roskomnadzor ka akuzuar kompaninë Google për promovimin e protestave që janë mbajtur gjatë gjithë verës në Moskë për kandidatët e pavarur dhe të opozitës që nuk janë lejuar të garojnë për zgjedhjet në kryeqytet. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]