Etika e reciprocitetit thotë: Mos u bëni të tjerëve atë që nuk dëshironi t’jua bëjnë ju. Gjithashtu njihet me emrin e Rregullit të Artë nga fetë e ndryshme dhe traktatet filozofike. Një frazë e thellë, jo e parëndësishme, me të cilën ne duhet të përballemi çdo ditë dhe çdo çast.

Shumë shpesh kjo nuk ndodh dhe e kuptojmë më vonë, ndoshta duke përsëritur me mend një veprim të bërë ose të vuajtur. Në të vërtetë, ky parim moral mund të interpretohet, ose në një formë negative “mos ua bëni të tjerëve”, por edhe në një “sjellje të mirë me të tjerët, ashtu si ju dëshironi që ata të bëjnë me ju”. Atëherë, qenia njerëzore është jokoherente? Sigurisht dhe jo gjithmonë prej keqdashjes, se sa prej cektësisë apo shpërqëndrimit.

Çdo moment i jetës sonë është një kalim, një evolucion ose një regres dhe ne shpesh jetojmë sikur jemi vënë përfund nga rrethanat. Pse, në fakt, na ndodh të mendojmë në një mënyrë dhe pesë minuta më vonë, të veprojmë në një mënyrë tjetër? Pse na mungon qëndrueshmëria, kurajo?

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Sigurisht një shkak është ky, dhe shpesh përcaktohet nga mungesa apo pasiguria mbi identitetin tonë dhe atë që duam të jemi. Duhet të dijmë dhe t’i kujtojmë vetes, kush jemi dhe ku duam të shkojmë si dhe të përpiqemi të jemi sa më koherentë që të jetë e mundur. Të mos kthehemi në anën tjetër kur shohim diçka që nuk na pëlqen, të mos ngrejmë gjithmonë supet nëse nuk jemi vetë të përfshirë. Por ndodh herë pas here që sjellja jonë është pikërisht ajo që nuk duam që të tjerët të kenë me ne, mendojmë një gjë dhe pastaj nuk ia dalim të veprojmë sipas asaj që mendojmë.

Ja disa gjëra që duhet të mbajmë parasysh: Mos gënjeni dhe mos u gënjeni nga askush. Gjithmonë mbështesni dhe “vini bast” për transparencën.
Mos lejoni askënd t’ju bëjë të ndiheni keq dhe mos e bëni me të tjerët.
Eleminojini nga jeta juaj njerëzit që nuk janë miq të vërtetë. Në këtë mënyrë do shmangni situata dhe marrëdhënie që janë vetëm prej rehatisë dhe volisë dhe do të dini që të shmangni sjelljet jokoherente. Mos urreni kurrë, sepse urrejtja është diçka që vetëm ty të dëmton. Urrejtja tërheq vetëm vuajtje dhe ju meritoni të jeni të lumtur.

Gjëra konkrete, gjeste të thjeshta, që lejojnë të pastroni marrëdhëniet, mbi të gjitha ato personale dhe të miqësisë. Nuk duhen revolucione të mëdhaja për të filluar të ndryshoni diçka në jetën tuaj, mjafton një bindje e thjeshtë!

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
[wpedon id=16879]