Mos pëdor koncepte që nuk i kupton

Sead Zimeri

Sot lexova një tekst për “deontologjinë e ramazanit”. Sapo e pash fillova ta kruaj kokën ngaqë se kisha degjuar këtë formulim ndonjëherë më parë në kontekst të ramazanit, prandaj edhe e lexova tërë tekstin në pritje të ndonjë sqarimi të këtij termi filozofik. Fatkeqësisht si fillova ashtu edhe mbarova pa e kuptuar titullin pasi që nuk gjeta kurrfarë lidhje mes përmbajtjes së konceptit dhe përmbajtjes së tekstit. Pastaj u bëra edhe më kurioz dhe fillova t’i shikoj edhe disa tituj tjerë dhe, ndër të tjerë, hasa edhe në këto koncepte: “namazi konvergjent,” “introdukta e moralit dhe abrazioni politik në inkubator”.

Unë jam mësuar që idetë e mia t’i shpreh thjeshtë dhe qartë, pa kurrfarë zhargoni të komplikuar sepse pas çdo komplikimi të tillë qëndron një ide apo koncept i paqartë, i pështjellur, e në disa raste edhe dëshira për ta çorientuar apo për ta mashtruar tjetrin me gjeste magjike.

Ju pëlqen!

Nëse përdor terminologji profesionale atëherë sqaroi ato koncepte që të mos na hutosh që nga fillimi. Por nëse nuk e di përmbajtjen e ndonjë koncepti atëherë mos e përdor atë pa vend sepse përdorimi i fjalëve të tilla nuk të bën të dukesh i zgjuar dhe i lexuar, por përkundrazi të bën të dukesh injorant me kompleks inferioriteti. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!