Mos ngrënia e mëngjeseve dhe ngrënia shumë vonë e darkave mund të jenë vendime shumë të gabuara. Veçanarisht për ata që veqse kanë pësuar një sulm në zemër, thotë një studim i publikuar në European Journal of Preventive Cardiology.

Ata që hanë darkë para kohës së gjumit, si dhe ata që nuk hanë mëngjes kanë katër deri në pesë herë më shumë shanca që të kenë dhimbje në gjoks, infarkt si dhe vdekje të parakohshme.

Për të ardhur deri tek ky përfundim, hulumtuesit janë fokusuar në ata që kanë vuajtur nga një problem në zemër më parë. Studiuesit kanë pyetur pastaj 113 pjesmarrësit për zakonet e tyre të të ngrënit.

Ju pëlqen!

Mos ngrënia e mëngjesit definohet me mosgrënie të asnjë vakti para mesditës. Dhe ngrënia e darkës së vonshme është definuar si ngrënia e një vakti dy orë para kohës së gjumit.

Në fund hulumtuesit konkluduan se gati 60% e pjesmarrësve nuk kishin ngrënë mëngjes, gati 50% kishin ngrënë darkë shumë vonë dhe 41% pranuar që i kishin bërë të dyja këto.

“Studimet tona tregojnë që dy zakonë të të ngrënit janë të lidhura në mënyrë të pavarur me rezultate jo të mira pas sulmeve në zemër. Njerëzit që punojnë deri vonë mund të kenë zakon që të hajnë darkë të vonshme dhe pastaj nuk janë të uritur në mëngjes. Një nga dhjetë pacientët që kanë pasur këto zakone kanë vdekur brenda vitit.”, thotë Marcos Minicucci nga Universiteti i Sao Paolos në Brazil.

Edhe pse studimi është fokusuar tek ata që vetëm kanë pasur probleme me zemër, ky zakon nuk është i rralë edhe tek ata që janë të shëndetshem. Përkundër obligimeve të juaja, duhet që të krijoni kohën për ngrënie të rregullt të mëngjesit dhe të darkës. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!