Frida Kahlo (6 korrik 1907 – 13 korrik 1954) ishte një artiste meksikane e njohur kryesisht për autoportretet e saj. Rreth moshës 18 vjeç, Frida u plagos rëndë në një aksident me autobus, dhe ishte gjatë shërimit të saj ajo filloi të pikturojë, megjithëse kjo nuk ishte forma e parë e artit që ajo praktikoi.

Pikturat e saj ndërthurin dhimbjen dhe përpjekjen e saj me ngjyrat dhe motivet e gjalla të kulturës popullore meksikane. Jeta nuk ishte e lehtë me Fridën. Në moshën gjashtë vjeç ajo mori poliomielit, gjendje që e bëri njërën nga këmbët e saj më të shkurtër dhe më të hollë se tjetra.

Ajo tallej nga bashkëmoshatarët e saj dhe sëmundja e izoloi atë për periudha të gjata kohore. Pas aksidentit me autobus, ajo pësoi thyerje të shumta të shpinës, këmbës, legenit, brinjëve dhe shpatulla e saj u zhvendos. Ajo gati sa humbi jetën dhe u deshën mbi 30 ndërhyrje.

Ju pëlqen!

Atmosfera në shtëpinë e prindërve të saj ishte gjithashtu shumë e tensionuar, mungonte dashuria, dhe siç e përshkroi më vonë ajo “shumë, shumë e trishtuar”. Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, ajo kishte një martesë të trazuar.

Në të njëzetat e hershme, megjithë mosmiratimin e nënës së saj, ajo u martua me Diego Riviera. Diego ishte 20 vjet më i madh se Frida, por babai i saj mendoi se martesa do të ishte një marrëveshje e mirë. Në fund të fundit, Riviera ishte një nga artistët më të suksesshëm të Meksikës, një figurë e spikatur Meksikane dhe ai mund ta mbështeste lehtësisht financiarisht Fridën pasi ajo nuk ishte e aftë për punë dhe kishte nevojë të vazhdueshme për trajtim të kushtueshëm mjekësor.

Reputacioni i Diego-s me femrat i parapriu atij, por Frida prapë e donte atë edhe pse e kishte tradhëtuar atë me disa gra. Ajo përfundimisht ndaloi së qenuri aq e dashur me të pasi zbuloi se Riviera kishte një lidhje me motrën e saj më të vogël.

Martesa mes Fridës dhe Diegos ishte si bashkimi mes një elefanti dhe një pëllumbi.

Frida arriti ta shndërrojë dhimbjen në bukuri dhe pasioni i saj dallohet në secilën prej pikturave të saj – që e bënë atë një artiste të vlerësuar dhe të famshme në të gjithë botën.

Emri i saj i vërtetë ishte Magdalena Carmen Frida Kahlo Calderón, dhe ne duam të ndajmë me lexuesit tanë 20 thënie të saj, për t’ju frymëzuar që të vazhdoni dhe shndërroni dhimbjen në hir dhe bukuri:

Unë u përpoqa të mbysja dhembjet e mia, por kopilet mësuan si të notonin.

Ndonjëherë do të preferoja të flisja me punëtorët e ndërtimit, sesa me ata idiotët që e quajnë veten të arsimuar.

Unë kurrë nuk pikturoj ëndrra apo makth. Unë pikturoj realitetin tim.

Unë pi për të harruar, por tani nuk mbaj mend se çfarë.

Bukuria dhe shëmtia janë një mirazh, sepse të tjerët përfundojnë duke parë se çfarë ndodhet brenda nesh.

Në fund të ditës mund të durojmë shumë më tepër nga çfarë mendonim.

Atje ku nuk mund të dashurosh, mos humb kohë.

A mund të shpiken folje? Dua të të them një: Unë të qiell ty, kështu krahët e mi shtrihen të stërmëdha për të të dashur pa masë.

Asnjë vend në jetë nuk është më i trishtuar se një shtrat bosh.

Unë i pikturoj lulet që të mos vdesin kurrë.

Shpresoj që largimi të jetë i gëzueshëm dhe shpresoj mos të kthehem kurrë.

Nuk jam e sëmurë, jam e thyer.

Asgjë nuk është absolute. Gjithçka ndryshon, gjithçka lëviz, gjithçka rrotullohet dhe shkon larg.

Mos ki turp nga stili yt!

Vuajtja është dituria e maskuar!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!