Autoritetet sllovene mbrëmë ka kthyer mbrapa një autobus me udhëtarë nga Kosova, të cilët ishin nisur për në Zvicër.

Rreth 35 qytetarë nga Kosova nuk janë lejuar të hynë në Slloveni, edhe pse kishin viza turistike

Mediat shkruajnë se Sllovenia ka lejuar të udhëtojnë nëpër territorin e saj vetëm ata udhëtarë të cilët kishin leje qëndrimi në Zvicër.