Ndodh shpesh që ne i përgjithësojmë njerëzit, thjesht sepse mund të kemi njohur një ose dy persona që mund të na kenë zhgënjyer, apo mund të mos na kenë pëlqyer mjaftueshëm. Kjo ndodh rëndom sidomos me zonat në vendin tonë.

Diskriminimet janë kaq të shpeshta, saqë mjafton që dikush që sapo kemi njohur të na thotë se nga është, dhe ne menjëherë krijojmë mendimin se dhe ai është si gjithë të tjerët që kemi njohur nga po e njëjta zonë.

Por nuk është kështu. Nuk mund të gjesh dot dy njerëz të njëjtë në këtë botë, pasi personaliteti ynë është diçka që na dallon prej të tjerëve.

Edhe pse mund të kemi njohur plot të tjerë më parë, edhe pse mund të jemi zhgënjyer prej tyre, kjo nuk do të thotë se personat nga e njëjta zonë që mund të njohim përgjatë jetës, do të jenë po njësoj. Ka gjithmonë cilësi që i dallojnë njerëzit nga njëri-tjetri.

Fakti që mund të kesh njohur dikë që të ka zhgënjyer, nuk do të thotë se do të zhgënjehesh nga një person tjetër, sepse kjo ndodh shpesh. Ne lëndohemi nga dikush dhe arrijmë të mendojmë se do të lëndohemi në çdo njohje të re.

Dëgjojmë shpesh, sidomos femrat të shprehen: “Meshkujt janë të gjithë njësoj”. Nuk është e vërtetë. Siç keni njohur një person që ju ka lënduar, mund të njihni edhe një person që mund t’ju bëjë ekstremisht të lumtura dhe të ndryshoni komplet mendim.

Çdo person është ndryshe. Pavarësisht nga çfarë ju ka ndodhur, mos u kapni pas një ideje të ngulitur në mendjen tuaj, pa i lejuar vetes mundësinë të njihni njerëz të rinj për të ndryshuar mendimet tuaja.

Mos u kufizoni në të shkuarën tuaj. Ndoshta e ardhmja ju ka rezervuar njohje të reja akoma më befasuese, të cilat do t’jua ndryshojnë komplet atë që keni në mendjen tuaj./bota.al /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]