Së shpejti vjen stina e frutave, si: kumbull, pjeshkë, qershi, kajsi etj., ndaj MekuliPress ju bënë thirrje të gjithëve që të mos i hidhni bërthamat e këtyre frutave në mbeturina, por më mirë t’i lani, t’i thani në diell, t’i fusni në një qese letre dhe t’i mbani në makinë, kështu që, sa herë që të dilni në natyrë, hidhini ato në një vend të shkretë.

Nëse me këtë veprim të thjeshtë mund të kontribuojmë: një pemë të re për çdo sezon, misioni ynë për të ringjallur këtë botë do të përmbushet.

Qeveria e Tajlandës ka promovuar këtë aksion, për të gjithë qytetarët e saj, gjatë viteve të fundit. Disa rajone kanë kryer me sukses të madh një fushatë intensive. Numri i pemëve frutore në natyrë, e sidomos në vende të shkreta, është rritur, veçanërisht në pjesët veriore të Tajlandës.

Ju pëlqen!

Malajzianët po i bashkohen tajlandezëve në këtë nismë të mrekullueshme për të përhapur bollëkun/begatinë në natyrë dhe në këtë mënyrë, të thjeshtë por efikase, për të kontribuar për gjeneratat e ardhshme.

Ju lutem shpërndajeni dhe më ndihmoni në përhapjen e këtij mesazhi, në mënyrë që të qarkullon sa më shumë dhe të pranohet nga masa. E duam Shqipërinë, E duam Kosovën, Shkupin, Presheven e Camërinë. Ta pyllëzojmë vendin për fëminë.

A jeni gati?! /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!