– Mos i fol dikujt se je i fortë, kur e din se ai ka problem me shëndet!
– Mos i fol dikujt se ke shumë pasuri, ndërsa ai jeton në kushte shumë të vështira.
– Mos i fol dikujt se si u kënaqe me fëmijët e tu, ndërsa ai vuan ta ketë vetëm një fëmijë.
– Mos trego çka të ka gatuar Nëna për darkë dikujt që prindërit i vdiqën kur ai ishte akoma fëmijë!
– Mos i thuaj të verbërit ‘Ah sikur ta shihje këtë vend se sa bukur po duket!’, sepse ai nuk i sheh dot as një pikë dritë.
– Mos qesh me fatkeqësinë e dikujt sepse një ditë do jesh në pozitë të tij.
– Mos vrapo para dikujt që nuk ecën dot!