Mbrëmë gjatë finales në skenë, përfaqësuesi i Norvegjizë në Eurovision, Andreas «TIX» Haukeland (28), e përfundoi perfomancën duke thënë: – Mos harroni, nuk jeni vetëm. Pse e tha këtë fjali këngëtari norvegjez, pyet MekuliPress? Pse i hoqi syzet gjatë këndimit të këngës TIX? Cila ishte porosia e këngës. Heqja e syzeve të diellit dhe skenografia rreth tij, cilën porosi e kishte për publikun?

Sindroma Tourette është një gjendje me tika (shprehi)  të përsëritura. Një “Tic” është një lëvizje ose tingull i pavullnetshëm, i papritur, i shpejtë, i përsëritur, jo-ritmik dhe i pakontrolluar. Ka shumë njerëz (fëmijë e të rinje) që vuan nga kjo sindromë. Këta janë shpësh të izoluar nga shoqëria, nga rrerthi, nga shokët dhe shoqet. Këta njërëz gjatë jetës shpotiten, përqeshen dhe janë objekt bullizmi. Kjo sëmundje fillon të shfaqet që në moshën 5-7 vjeç, shkruan MekuliPress.

Dhe kjo është arsyeja se përse këngëtari norvegjez, i cili vet vuan nga kjo sëmundje, hoqi mbrëmë syzet gjatë këndimit të këngës dhe shiko,j me shumë vështirësi, drejtë e në kamerë. Ai rreziokoj shumë kur hoqi syzet në mes të performancës dhe i tha këto fjali madhështore:
– Unë dua t’i mësoj njerëzit të marrin pronësinë mbi personalitetin e vet. Ky është mbase mesazhi im më i fuqishëm që mund të përcjell këtu në Eurovision. Prandaj, sonte do të ketë një pikë gjatë këndimit të këngës, ku unë do të heq syzet e diellit, shkruan ai në postimin që ka shpërndarë në Twittet, përcjell MekuliPress.

Ju pëlqen!

Ai tregon se heqja e syzeve të diellit është momenti më sfidues e me i vështiri që ka në skenë. Duhet theksuar se në momentin kur ai heq syzet, ai nuk shef asgjë. Është në errësirë dhe nuk ka kontroll mbi lëvizjet e as në zërin e tij. Por këngëtari TIX e bëri këtë veprim të madh që të solidarizohet më të gjithë të prekurit nga kjo sëmundje. TIX tërhoqi vëmendjen e botës, por edhe të MekuliPress, kur ai vendosi të hiqte syzet e diellit gjatë performancës së tij në gjysmëfinale, diçka që ai nuk e kishte bërë kurrë më parë. Këngëtari norvegjezi dëshiron tu dërgon shpresë gjithë atyre që vuajnë nga kjo sëmundje, se ju nuk jeni vetëm; ju jeni të barabartë me të tjerët, ju mundeni, ju keni aftësi. Mos u dorëzo, mos u izolo, lufto, duku e mos u gjunjëzo.

Lexoni postimin e tij të dhimshëm, por ngushëllues dhe frymëzues në të njejtën kohë:

Sonte është finalja. Shfaqja ime ka të bëjë me një engjëll që bie poshtë. Mos me u ndje mjaftueshëm mirë. Të mos ndjeheni aq të vlefshëm – të pamjaftueshëm/të pavlerë. Një burrë që ka kaluar kohë të vështira dhe nuk është në gjendje të njohë bukurinë e vet. Ai mbahet i lidhur në zinxhirë nga demonët e tij të brendshëm – nga pasiguria, frika dhe nga mendimet e errëta.

Në një moment të jetës sime, unë pata një bisedë serioze me mamanë time në tryezën e kuzhinës. Isha vetëm 13 vjeç dhe i dëshpëruar sepse isha i sigurt se nuk do të gjeja kurrë një të dashur ose dikë që do të më donte. Imagjinoni. 13 vjet dhe beson se ASKUSH gjatë jetës nuk do të jetë në gjendje t’ju dojë për atë që je. Kjo ndjenjë është thelbi i temës së këngës “Fallen Angel dhe “Jashtë nga errësira”.

Pastaj rritesh dhe gjërat priren të përmirësohen. Gjatë rrugës gjeta edhe disa të dashura që më donin vërtet për atë që isha.

Artikulli vazhdon më poshtë

Unë dua t’i mësoj njerëzit të marrin pronësinë e personalitetit dhe gjithçkaje që është unike për ty. Ky është, mbase, mesazhi më i fortë që mund t’a përcjell këtu në Eurovision. Prandaj, sonte do të ketë një pikë gjatë këndimit të këngës, ku unë do të heq syzet e diellit. Ky është momenti më i vështirë dhe më kërkues në skenë, por edhe më i rëndësishmi. Në një natë të Eurovision ku të gjitha ushtrimet janë të përsosura në një masë të tillë, unë do të bëj krejt të kundërtën (siç bën zakonisht TIX). Nëse ndonjë gjë mund të shkojë keq sonte, ndoshta është pikërisht ky momenti. Kur unë heq syzet në skenë, nuk shoh asgjë dhe humbas kontrollin e muskujve në fytyrë, përfshirë qafën dhe telat e zërit. Unë do të tregoj dobësinë më të madhe që mund të kisha bërë në një skenë, në vend që ta fsheh atë. Unë mendoj se kjo do të jetë një ndihmë / ngushëllim / frymëzim për shumë njerëz në botë.

Unë e di që për shumë është e rëndësishme të arrihet rezultati më i lartë i mundshëm sonte. Do të përpiqem t’i bëj të gjithë krenarë, por rezultati i lartë nuk është i rëndësishëm për mua. Jo të gjithë do ta kuptojnë performancën e mbrëmjes së sotme, por për ata që e kuptojnë mesazhin, kjo ndoshta do të thotë shumë. Unë jam dua shumë dhe unë pres të kthehem përsëri në Norvegji, duke e ditur që performanca që Norvegjia do të bëjë sonte do të luajë një rol të rëndësishëm në jetën e shumë njerëzve. Faleminderit shumë për besimin./Përktheu MekuliPress/

MekuliPress vlerëson me notën më të lartë humanizmin dhe empatin e këngëtarit norvegjez, Andreas «TIX» Haukeland (28).
Takk!

 

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.