Ray Bradbury, mjeshtër i letërsisë moderne, autor i “451 Farenheit”, nuk i kurseu kurrë edhe këshillat për krijuesit e rinj, ata që më së shumti kanë nevojë për frymëzim, por edhe nxitje e kurajë për të mos hequr dorë nga pasioni.
Bradbury, një nga figurat më me ndikim të shekullit XX, frymëzoi breza të tërë lexuesish, shkrimtarësh dhe artistësh jo vetëm me veprën e tij, por edhe me këshillat mbi kreativitetin, procesin e të shkruarit dhe rëndësinë e bibliotekave.

1. Për t’u bërë shkrimtar i mirë duhet të gërmosh në biblioteka, të ngjitësh raftet si shkallë e t’u marrësh erë librave si të ishin parfume.

2. Një njeri dështon vetëm kur heq dorë nga të shkruarit.

Ju pëlqen!

3. Shkruaj çdo ditë. Lexo intensivisht. Pastaj shiko se çfarë ndodh. Shumica e miqve të mi që kanë ndjekur këtë rutinë kanë pasur karrierë të kënaqshme.

4. Çdo njeri duhet të jetë i lexuar mbi çdo çështje, çdo fushë të jetës; duhet të ketë njohuri mbi të gjitha fetë apo çdo lloj forme arti. Dhe mos më thoni se nuk keni kohë. Kohë ka plot. Të gjithë keni nevojë për këto dije. Asnjëherë nuk mund ta dini se kur do t’ju hyjnë në punë.

5. Jini pragmatikë. Nëse nuk jeni i kënaqur me procesin tuaj të të shkruarit, braktiseni dhe provoni një metodë tjetër. Provoni mënyrën time. Nëse e bëni, do të mësoni një kuptim tjetër të fjalës punë: Dashuri. /Perktheu, Elena Qose/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!