Martin Berishaj

Nese mbahet femija i lidhur ne djep me shume kohe sesa duhet, pavaresisht nga rritja e tij fizike, ate femije e bene sakat!
Keshtu pra, sillet Presidenti i Kosoves z. Hashim Thaçi ndaj te ardhmes se Kosoves. Me thirrjen per konsultim qe u ka bere partive politike, per te formuar qeverine, gjegjesisht, per ta shpejtuar “funksionalitetin” e qeverise paterice te tij, ( edhepse nuk i eshte refuzuar emri i mandatarit te ardheshme nga VV si parti e pare e dalur nga zgjedhjet e 6 tetorit!) ben shkelje te Kushtetutes se Kosoves.
Fjalimi i tij, i cili si gjithmone, e ne veçanti sot, u karakterizua teresisht konfuz dhe krejtesisht i paartikuluar, tregon qarte kahun te cilen presidenti deshiron ti jape dhe poziten e sakatit ne te cilen tenton ta mbaj Kosoven.
Vetem shkuarja ne zgjedhje ( pas pandemise) te nxierr me fytyre nga ky qorrsokak z president.
Mos u frigo dhe mos e shkel kushtetuten se gabon! Apo ndoshta deshiron ta bastardhosh edhe te vetmin institucion qe e perfillin te gjithe pa perjashtim ne Kosove, ate te Gjykates Kushtetuese.
Kosova ka potencial dhe duhet te zgjidhet nga djepi!

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!