Kafja është pija më e konsumuar në botë sipas statistikave më të fundit. Njerëzit zakonisht llumin e saj e hedhin, por pasi të keni lexuar këtë artikull mund ta mendoni dhe njëherë. Llumi i kafesë ka shumë përdorime praktike si në shtëpi dhe në kopsht, madje mund t’iu ndihmoj dhe për shëndetin e lëkurës suaj. Më poshtë AgroWeb.org ju liston disa nga përdorimet më kreative për llumin e kafesë.

Plehëroni kopshtin tuaj. Ata që kanë kopsht, por dhe ata që në ballkonin e tyre kanë vazo me lule, e dinë që plehu jo gjithmonë është i pasur me vlerat e nevojshme. Për më tepër bimët që ju keni mbjellë, i thithin të gjitha këto vlera, duke e lënë plehun të zbrazët.. Llumi i kafesë përmban disa nga mineralet kryesore që nevojiten për rritjen e bimëve siç janë: nitrogjeni, kalciumi, kaliumi, hekuri, fosfori dhe magnezi. Gjithashtu llumi i kafesë thith dhe metalet e dëmshme që mund të kontaminojnë plehun. Për më tepër, llumi i kafesë tërheq dhe krimbat tokës, të cilët janë shumë të nevojshëm për ajrosjen e kopshtit tuaj. Nëse nuk dini se si ta përdorni, është shumë e thjeshtë, mjafton vetëm ta spërkatni plehun me llumin e kafesë.

Largon insektet. Disa përbërës që gjenden në kafe, si kafeina, mund të jenë shumë toksik për insektet. Për këtë arsye ju mund të përdorni llumin e kafesë, për të larguar insektet e bezdisshme si mushkonjat apo mizat. AgroWeb.org ju këshillon të spërkatni oborrin tuaj me këtë përbërje, ose të lini disa enë të mbushura me llumin e kafesë në dritare. Nëse doni të mbani kërmijtë larg bimëve tuaja, AgroWeb.org ju sugjeron të spërkatni rreth kërcellit të tyre, kjo nuk do t’i lejoj të ngjiten nëpër degë.

Ju pëlqen!

Neutralizoni aromat. Arrijnë të neutralizojnë aromat e ndryshme, duke ju mundësuar të mos ju mpihen shqisat e nuhatjes. Këtë rol, llumi i kafes e realizon përmes nitrogjenit, i cili eliminon aromat e forta. Ju mund të vendosni një gotë me llumin e kafesë në frigoriferin tuaj për ta pastruar atë nga aromat e ushqimeve të ndryshme.
Gjithashtu mund të mbushni një çorape me llumin e kafesë, pasi e keni tharë, dhe ta vendosni në: këpucët, çantën e palestrës, dollapë ku keni rrobat, në makinë. Madje mund dhe të lani duart me të, pasi keni qëruar hudhra, qepë dhe peshk, për të larguar aromën.

Një përbërje natyrale për pastërtinë. Llumi i kafesë duke qenë i ashpër ndihmon në pastrimin e sipërfaqeve të ndryshme. Përveç se pastrojnë ato dhe disifektojnë në saj të vlerave anti-bakteriale që kanë. AgroWeb.org ju sujgeron se ju mund të përdorni llumin e kafes për të pastruar lavamanin, sobën, madje dhe enët e gatimit Por sigurohuni që t’i shpëlani me ujë të bollshëm pasi e keni përdorur.

Trajtoni rrathët poshtë syve. Lëkura afër syve është vendi i parë ku shfaqen dhe shenjat e para të plakjes. Shumë faktorë ndikojnë në formimin e rrathëve të zinj dhe të fryrë poshtë syve, përfshirë dhe qarkullimin pamjaftueshëm të gjakut. Llumi i kafesë është një zgjidhje premtuese, pasi është i pasur me antioksidant dhe kafeinë.

Ajo mundëson në uljen e inflamacionit dhe ënjtjes. Përmes antioksidantëve, lufton radikalët e lirë, dhe parandalon krijimin e rrudhave. Mjafton vetëm të shtoni pak ujë dhe pak vaj ulliri në llumin e kafes duke formuar një pastë. Aplikojeni në zonat poshtë syve, dhe lëreni për 10 minuta para se ta shpëlani. Mund ta përsërisni këtë proces çdo ditë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.