“Kur mbeta shtatzënë, qeni im ishte thuajse 2 vjeç. Ishte rritur me mua dhe e konsideroja si fëmijën tim të parë. Shumë persona që e morën vesh lajmin e shtatzënisë sime, më sugjeruan ta dëboja qenin, pasi për ta dukej si një rrezik me 30 kilogramët e tij të peshës dhe me dhëmbët e tij të fortë. Shpesh këtë gjë ma shprehnin dhe me shprehi të rënda, të tipit “dëboje qenin”, por as unë dhe as im shoq nuk e menduam asnjëherë ta largonim qenin nga frika se mund t’i bënte keq vajzës sonë.

Nuk mund ta mohoj faktin që në fillim ka qenë tepër e vështirë, pasi vajza kërkonte vëmendjen e saj. Duhej ndërruar vazhdimisht, qante gjatë natës dhe na linte pa gjumë. Dhe njohësisht me të, duhet të kujdeseshim edhe për qenin. Duhet ta nxirrnim edhe atë për shëtitje, pasi nuk duronte dot të qëndronte në shtëpi gjithë ditën. Por ka qenë edhe një eksperiencë fantastikë për vajzën tonë të rritej me një mik me katër këmbë.

Ai e ndihmoi vajzën tonë të ngrihej në këmbë për herë të parë dhe emri i tij ka qenë fjala e dytë që vajza ka thënë (sigurisht pas fjalës “Ma”). Ai është për të jastëku i ngrohtë, miku në lojërat e ndryshme, si dhe bashkëpunëtori i saj për të ngrënë ushqimin që nuk i pëlqen. Për të, ai është si një vëlla.

Ju pëlqen!

Mos e braktisni kafshën tuaj shtëpiake për shkak të ardhjes në jetë të një fëmije, sepse në fillim mund t’ju duket shumë e vështirë. Mund të ndiheni të lodhur nga fëmija juaj që të nxirrni dhe për shëtitje qenin, por kur fëmija juaj të rritet duke luajtur e duke qeshur me të, do të ndiheni padyshim shumë të lumtur. Shpresoj shumë qe rrëfimi im të jetë një rrëfim inkurajues për ata prindër që ndihen dyshues në një situatë të tillë”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!