Revista e njohur gjermane “Spiegel” i lë vend së fundmi situatës pandemike në Brazil, duke mbajtur në fokus sjelljen e presidentit të vendit, Jair Bolsonaro. Revista mban shënim deklarimet e presidentit të cilin e konsideron një person që beson te teoritë e konspiracionit për vaksinën. Në përgjithësi kjo qasje  ka sabotuar sipas revistës të gjithë menaxhimin e situatës në një vend që edhe sipas mediave të ndryshme britanike është në një gjendje horrori. Dallimi ideologjik që po tentohet të vihet mes demokracive dhe jodemokracive në kontekstin e pandemive, jo vetëm që është fiktiv dhe pa dobi, por injoron raportet e reja ndërkombëtare, një ndër zhvillimet kryesore të të cilave është edhe zhbërja e monopolist të moralit.

Pandemia e CoVid-19 provoi sesa e rreme është sjellja e Perëndimit, se kush është në vizionin e këtij entiteti Periferia që mund të sakrifikohet dhe sesa e papërshtatshme është e gjithë ngrehina e kërkimit shkencor që orientohet nga Tregu. Ne jetojmë në një rajon si Ballkani Perëndimor që vuan diskriminimin e përkohshëm të BE-së e cila u detyrua të reagojë pas ankesave të ardhura nga vende si Shqipëria dhe Serbia. Kjo e fundit në ndërveprim të plotë edhe me furnizues si Kina apo Rusia.

Vetë SHBA po bën pjesë në nismën ndërkombëtare COVAX pas ndryshimit të administratës në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që sulmet ndaj OBSH-së dhe loja e sulmeve ndaj Kinës, qëndron në themel të ndarjes së madhe për vaksinën dhe në menaxhimin e pandemisë si të tillë. Vaksina ruse SputnikV u refuzua me heshtje në Perëndim me një paragjykim politik më tepër sesa një vlerësim shkencor. Dhe shembull sesa politikë e gabuar është kjo është vendimi i Hungarisë për të përdorur vaksinën ruse dhe atë kineze. Gjermania ka pranuar se situata i ka dalë nga kontrolli, në Francë ka skepticizëm ndaj vaksinës. Shembujt mund të vazhdojnë gjatë.

Ju pëlqen!

Do të kishte një kuptim e gjithë kjo ndarje e ushtruar nga politika e të ashtuquajtura vende demokratike, nëse do të kishim në qarkullim një vaksinë unike që bën diferencën. Mirëpo përvoja po na mëson se askush deri më tani nuk e ka këtë monopol, sikundër mënyra sesi po shpërndahet vaksina ilustron rrejshmërinë historike të pretendimeve morale të Perëndimit. Që patjetër është në pararojë të çdo zhvillimi dhe ideje progresiste, por po kalon gradualisht në shtratin e sëmundjeve historike, përderisa nuk po e pranon botën për atë që është veçse me mjetet dhe intutitën e së shkuarës.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.