Top-Channel që e prezanton veten si televizioni kryesor në vend ka dalë sot me një editorial përmes të cilit kërkon financim nga qeveria. Duke lënë mënjanë moralin dylekësh të këtij televizioni, patologji e delirit që e ka shoqëruar që nga fillimi, është interesante të vihet në dukje ky arsyetim:

Por pavarësisht sakrificës së jashtëzakonshme, media dhe nuk ka mbështetje nga qeveria. Kjo sjellje e qeverisë në fakt cënon interesin publik sepse nëse vazhdon kështu atëherë publiku do mbetet i painformuar dhe mungesa e informacionit do ketë kosto të lartë për regjimin e karantinës dhe vazhdimin e luftës.

Media televizive rezulton më e besuara mes shqiptarëve që kanë nisur t’i largohen në masë fake neës-eve online, por gjithashtu edhe ura e komunikimit mes autoriteteve dhe publikut, dritarja e vetme e hapur në të gjithë vendin edhe në orët e karantinës së ashpër.

Ju pëlqen!

Gazetarët janë kudo dhe do vijojnë të jenë, por duan ndihmë që puna e tyre të mos ndalet asnjë çast sepse më pas vjen errësira

Pra teksa flet për besueshmërinë e televizionit si medium, Top-Channel kërkon financim nga paratë publike duke sulmuar paralelisht mediat online. Ne jemi Top-Channel, nuk jemi portal. Kjo është deviza e këtij televizioni që njihet për informim të njëanshëm. Na kërkohet sot të financohet me para publike një media që do të duhet të ishte sipas deklarimeve të veta fitimprurëse dhe burim i pavarur informimi.

A është i tillë Top-Channel? Kjo varet, por nisma është një mjet i qartë presioni ndaj një qeverie e cila ka dëshmuar se bëhet shpejt peng i grupeve mediatike. Askush nuk dëshiron që mediat të goditen, porn eve na mjafton e na del taksa kriminale për televizionin publik shqiptar dhe nuk kemi para t’i paguajmë televizioneve private.

Qeveria mund të ndërhyjë për sektorë jetikë, ajo ka lejuar punën e mediave dhe nuk e ka kufizuar atë. Si çdo biznes edhe media duhet të përballet me rreziqet e fitimit dhe humbjes. Mund të ristrukturohet. P.sh Top-Channel po na dëshmon se nuk ka mjete financiare as për të mbajtur në këmbë neësroom e vet.

Po si vallë paska qenë grupi lider kur me 15 ditë kufizim flet për krizë dhe pamundësi financimi? Si vallë erdhi puna këtu kur vetë Kryeministri deklaroi se kompanitë e mëdha kanë përfituar shumë nga dividenti vitin e kaluar?

Nga ana tjetër, në emër të interesit publik për të cilin na predikon moral, le ta shndërrojë një pjesë të punës në sektorin online, duke konkuruar denjësisht cilësinë e dobët të mediave aktuale, meqenëse pretendon se bën gazetari të mirë. Do të ishte e mirëpritur. Por ne nuk kemi para të paguajmë kompani private mediatike për të cila nuk e dimë prej vitesh sesi mbahen në këmbë, se çfarë ndikimi kanë në qeveri dhe se çfarë politikash editorial ndjekin. Pa folur për fakte të tjera, aksionesh fantazmë dhe përfshirje në afera që na kanë dëmtuar të gjithëve.

ResPublica

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!