Një ekip i monitoruesve nga Britania e Madhe të cilët kanë vizituar shkollën Rasim Kiqina në Drenas kanë zbuluar brenda kabinës së votimit në një klasë të kësaj shkolle një listë me emra të kandidatëve për deputet.

Lajmi është konfirmuar nga kryesuesja e vendvotimit Marigona Bazaj.Nuk dihet se kush është personi që e ka lënë letrën në kabinë e po ashtu pse nuk është kontrolluar kabina për ta eliminuar./

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.