Një monedhë ari shumë e rrallë antike është shitur për shifrën e 3.5 milionë dollarëve. Monedha paraqet në njërën anë vrasësin zyrtar të Jul Çezarit, njërit prej figurave më të shquara të historisë, Markus Junius Brutus. Në anën tjetër monedha, e cilësuar si celebrim i pacipë dhe lakuriq i një vrasësi, paraqet shpatat me të cilat Bruti dhe bashkëpunëtori i tij, Kasius përdorën për të vrarë Çezarin.

Në këtë anë lexohet një mbishkrim – Eid Mar – 15 mars, që është datat e vdekjes së Çezarit. Monedha u emetua nga Bruti dy vjet pas vrasjes së diktatorit romak, në vitin 42 p.e.s.

“Me një akt të paprecedentë arrogance ne vihemi përballë njëkohësisht me armët e vrasjes të përdorura për të therur Çezarin, datën precise të aktit dhe motivi”, është shprehur Richard Beale, menaxher i shtëpisë së ankandit që nxori në shitje monedhën. Blerësi është një anonim dhe deri më tani nga kjo seri monedhash janë gjetur vetëm 3. Çmimi rekord i shitjes së një monedhe romake mbahej deri më tani nga shitja e një sesterce bronxi, emetuar nga Perandori Adrian që u shit për rreth 2.5 milionë dollarë. Në vitin 2012, një monedhë ari antike greke u shit për 3.25 milionë dollarë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!