Gazetarja e portalit FOS media Anxhela Gjikanoviq (26) është arrestuar për shkak të veprës penale shkaktim paniku dhe trazira në Mal të Zi.

Ajo do të sillet sonte më vonë në ndërtesën e ODT Podgorica, ku prokurorja Ana Kalezic do ta dëgjojë dhe pas kësaj do të dihet nëse do të mbahet në arrest.

“Pas seancës dëgjimore, Prokurori i Përgjithshëm do të vendosë për veprime të mëtejshme,” thuhet në deklaratën e ODT.

Ju pëlqen!

Policia tha në një deklaratë se dyshohet se Gjikanoviq, si redaktore përgjegjëse e FOS media, ishte autorja e një teksti të rremë të botuar në këtë portal me titullin “FOS zbulon: Anëtarët e ROSU në dispozicion të Malit të Zi për Ditën e Krishtlindjes”.

“Teksti i diskutueshëm thotë se ‘rreth 250 pjesëtarë të ROSU – Forcave Speciale të Kosovës do t’i bëjnë të disponueshëm për autoritetet malazeze të sigurisë në ditën e protestës në Podgorica, të planifikuar për nesër”, duke shkaktuar panik në publik përmes lajmeve të rreme në media”, thuhet në deklaratë.

Lexo po ashtu:  Shoqëria civile thirrje deputetëve: Votojeni ligjin për financimin e subjekteve politike

Teksti i diskutueshëm u botua rreth orës 11.00, dhe gjysmë ore më vonë erdhi mohimi i Qeverisë së Malit të Zi, duke thënë se portali FOS kishte botuar lajme të rreme se një njësi speciale e Kosovës ishte angazhuar për të monitoruar mitingjet në Podgoricë.

“Ky informacion i rremë ka për qëllim të shqetësojë publikun dhe të shkaktojë trazira. Qeveria po i kërkon Prokurorisë të përgjigjet urgjentisht, “thuhet në deklaratën e Qeverisë së Malit të Zi, transmeton KoosvaPress.

Gazetarja Gjikanoviq u thirr në ambientet e policisë së Podgoricës rreth orës 02:00, ku inspektorët u këshilluan me kryeprokurorin.

Menjëherë pas njoftimit, portali FOS tërhoqi tekstin e diskutueshëm dhe më pas redaksia kërkoi falje për lajmet e rreme.

Avokati Srgjan Ljeskoviq konfirmoi për “Vijesti” se gazetarja e kishte punësuar, por që ai nuk kishte qenë me të në seancë pasi nuk ishte në Mal të Zi.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!