Në një apel të fundit drejtuar amerikanëve të dy kandidatët janë shfaqur optimistë dhe të bindur për fitoren. Kandidati demokrat Joe Biden ka paralajmëruar fundin e kreut aktual Trump ndërsa nga ana tjetër presidenti aktual i Shtëpisë së Bardhë ka siguruar se e ka në xhep edhe një mandat tjetër.

“Është momenti që Trump të bëjë gati valixhet dhe të kthehet në shtëpi. Do i japim fund kaosit”, me këto fjalë e ka mbyllur takimin e fundit elektoral në ohajo, ish-zv.presidenti Biden.

Presidenti aktual ishte i një tjetër mendimi në takimin që ka mbajtur në qytetin e Wiskonsit kuu është shfaqur shumë i sigurt se do të fitojë pavarësisht ccdo gjejë që është bërë për ta fundosur.

“Jemi shumë mirë dhe do të fitojmë”, ka thënë me eufori Trump.