Përveç këtij informacioni janë postuar edhe disa foto të modeleve Galaxy S21. Onleaks ka publikuar fotot e para të modelit Ultra dhe atij standard.
Modelet Galaxy S21 debutojnë në Janar
Apple pak ditë më parë prezantoi katër modele të reja të iPhone 12 duke ofruar një varietet zgjedhjes për konsumatorët.

Një raport i fundit sugjeron se Samsung po përgatitet të lançojë flagshipët e ardhshëm më herët sesa ka bërë në të kaluarën dhe konkretisht bëhet fjalë për muajin Janar.

Përveç këtij informacioni janë postuar edhe disa foto të modeleve Galaxy S21. Onleaks ka publikuar fotot e para të modelit Ultra dhe atij standard.

Ju pëlqen!

Fotot tregojnë Galaxy S21 me ekran 6.2-inç dhe kamër frontale “punch-hole”. Në pjesën e pasme sipas fotove, telefoni ka tre kamera por nuk kemi detajet dhe informacionet specifike të tyre.

Në një foto shfaqet modeli S21 Ultra me ekran masiv prej 6.9-inç i cili ka dizajn të ngjashëm me S21. Ky i fundit raportohet të ketë katër kamera të pasme krahasuar me tre në S21.

Prania e një lapsi Stylus S-Pen mbetet thjeshtë një spekulim. OnLeaks dhe Android Central raportojnë se telefonët do të prezantohen zyrtarisht në Janar, një muaj përpara paraardhësve.

Zakonisht kompania prezanton flagshipët e serive Galaxy S në Shkurt ose Mars.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.