Epidemiologu Ilir Alimehmeti iu bën thirrje qytetarëve që ndodhen në fazën e parë të infektimit me COVID që të mos enden nëpër faramci për të marrë antibiotikë.

Ai tha në Vizion Plus që të prekurit duhet të ndjekin “këshillat e gjyshes”, siç janë ushqimi i mirë, fjetja, qëndrimi në ambiente të ngrohta, mbajtja e distancës me të tjerët, ajrosja e ambientit etj.

“Cdo pacient do parë më vete, është një individ më vete, reagon në mënyrën e tij specifike. Kjo është arsyeja pse mjeku është kyc në këtë bisedë. E megjithatë, nqs duam të vëmë një të mesme të artë, sepse neve kur flasim, kur flasim për shumë njerëz, duhet të flasim për një të mesme, nuk mund të flasim dot për cdo individ, atë e bënë vetëm mjeku kurues, Në të mesmen e artë dimë që ditët e para, simptomat janë virale të thjeshta, që do të thotë, nuk ka nevoj as për antibiotikë, nuk ka nevoj as për antikoagulantë dhe nuk ka nevojë për asnjëlloj gjëje të cuditshme përvec se ndonjë paracetamoli në rast temperature apo ndonjë dhimbje trupore edhe ndonjë vitaminë eventuale suplementi. Pjesa tjetër, janë këshillat e gjyshes, ushqehu mirë, fli gjumë, vishu, qëndro në ambiente të ngrohta, larg të tjerëve, ajros ambientin. Pra këto janë fazat virale të përgjithshme. Patjetër nga njeriu në njeri, dhe nga varësi të sëmundjeve të tjera që mund të ketë, mjeku kurues mund të japi specifika të ndryshme nga një moment në tjetrin. Por fazat e para janë virale dhe antibiotiku thjesht na jep vetëm efektet anësore të tij, por virusit antibiotiku nuk I bën dot asgjë. Shërben vetëm në ato raste kur mbivendoset një infeksion bakterial që të sigurtë, nuk ndodh në ditët e para.”

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!