Pamjet shokuese të publikuara më poshtë shfaqin mjekun gjerman i cili godet refugjatin sirian në fytyrë, duke ia thyer kockën në faqe derisa ai po qëndronte i shtrirë dhe i lidhur për shtrati.

Policia kishin arrestuar sirianin 32-vjeç pas pretendimeve si i kishte sulmuar ata me shkallë të drurit, derisa ishte nën ndikim të alkoolit në qendrën strehimore të refugjatëve.

Por ajo çfarë ata nuk treguan ishte se ai kishte qenë i lidhur dhe i godit me grusht në kokë nga mjeku – derisa policët që ishin afër tij vetëm vështrojnë duke mos ndërmarrë asgjë.

Ju pëlqen!

Kamerat e sigurisë shfaqin mjekun që e godet sirianin e pamjet janë siguruar nga Bild, ku kjo media gjermane raporton se mjeku më pas është shkarkuar kurse policët që ishin aty kur ndodhi sulmi janë duke u hetuar.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Kassel gjatë nëntorit të vitit të kaluar, dhe policia në raport nuk e kishte përmendur fare goditjen e fuqishme në fytyrë.

Thuhet se siriani, Amar H, nën ndikimin e alkoolit kishte shkatërruar fikset e zjarrit në qendrën strehimore – duke u rrëzuar në tokë kur u shfaq policia në vendin e ngjarjes.

Me t’u këndellur, ai kapi shkallët e drurit duke i kërcënuar zyrtarët policorë. Por ata për ta vënë situatën nën kontroll i hodhën sprej në sy. E pasi që sipas tyre i kishte rezistuar arrestimit është dërguar me autoambulancë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.