Dhënia e çmimit Nobel për letër për shkrimtarin austriak Peter Handke, ka ngjallur polemika të shumta në opinionin publik në lidhje me mbështetjen e tij për regjimin Slobodan Millosheviq gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, dhe protestat u organizuan me rastin e këtij çmimi.

Për këtë mjekja suedeze Christina Doctare e kthen prapa çmimin Nobel të fituar në vitin 1988 për shkak të Handkes.

Ceremonia u pasua nga një bojkot nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Turqia. Protestat spontane, përpara ceremonisë zyrtare të ndarjes, u mbajtën para Qendrës Memoriale Potocari në Srebrenica, dhe më vonë në kryeqytetin Suedez, Stokholm.

Të mbledhur në një minutë heshtje për nder të viktimave të genocidit të Srebrenicës në verën e 1995 dhe viktimave të armiqësive në të gjithë Bosnje-Hercegovinën, shkruan Al Jazeera.

Doctare kujtoi luftërat në Ballkan, nga të cilat raportoi dhe tregoi krimet që kanë ndodhur. Ajo foli për trupat e masakruar e të rënë dhe tmerret që ajo dëshmoi.

“Për sa kohë që unë jetoj, unë do të dëshmoj se e vërteta e një lufte të tmerrshme nuk do të ekuilibrohej kurrë,” shtoi ajo. / Klan Kosova /