Mjekja e urgjencës në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg, së fundmi në një deklarim të saj ka përgëzuar punën që po bëjnë autoritetet kosovare në menaxhimin e krizës së Covid19 dhe mantelbardhëve në këto ditë pandemie.

Kosova ka pasur një ecuri shumë të mirë sa u përket shifrave aktuale të të infektuarve dhe të shkallës së vdekshmërisë, sipas saj, dhe se në aspektin profesional duke u bazuar në përvojat e saj dhe modelin gjerman në menaxhimin e krizës së COVID19, ka thënë se Kosova është në rrugën e duhur për ta kaluar pandeminë pa pasoja të rënda, shkruan kosovapost.

“BRAVO Kosova”, ka thënë mjekja me origjinë shqiptare që vepron në Gjermani.

Ju pëlqen!

Nga këndvështrimi im profesional dhe duke e krahasuar me modelin gjerman te menaxhimit te Krizës se COVID-19 e vlerësoj shumë pozitivisht gjendjen e pandemisë në Kosovë. Deri Kosova ka pasur një ecuri shume të mirë persa i përket shifrave aktuale të të infektuarve dhe te vdekshmërisë. Vlerësoj si shumë të kënaqshme masat e rrepta të izolimit dhe Kosova është në rrugën e duhur për ta kaluar pandeminë pa pasoja të rënda”, ka thënë Aurora Metaj-Dollenberg. /Albinfo.ch/

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!