Koronavirus ka ndryshuar rrjedhën e jetës e duket se dhe atë të jetës në çift. Mjekët kanadezë shprehen se edhe seksi në kushtet e pandemisë është bërë pak i komplikuar.

Ata propozojnë që të evitohen sa më shumë puthjet, madje më e mira të përdoren maska gjatë aktit seksual. Drejtoresha e Shëndetit Publik në Kanada, Dr. Theresa Tam gjatë një deklarate për shtyp ditën e djeshme ku u shpreh se duhet të ruhemi sa më shumë nga virusi madje dhe gjatë akteve seksuale.
Gjithashtu ajo tha se marrëdhëniet intime duhet të shmangen nëse secili person ka simptoma të Covid-19. Sigurisht, këshillat më të zakonshme shëndetësore gjithashtu u bënë jehonë për të vazhduar të praktikoni seks të sigurt, duke përfshirë përdorimin e masave mbrojtëse.