Ndonjëherë duket se keni parë aq shumë në jetë, sa asgjë nuk do të mund t’ju befasojë më. Atëherë ju rastësisht dëgjoni që dikush përmend diçka të mahnitshme, si fakti që qumështi i hipopotamit është rozë. Pikërisht kështu, faktet e mëposhtme do t’ju lënë gojëhapur.

1. Mjalti nuk prishet kurrë. Jo pas një viti, jo pas dy – jo asnjëherë.

2. Kandili i detit Turritopsis Nutricula është i vetmi organizëm në Tokë i cili është biologjikisht i pavdekshëm.

Ju pëlqen!

3. Zemra e një balene blu është aq masive sa që një qenie njerëzore mund të notojë nëpër arteriet e saj. Megjithatë, fyti i kësaj balene nuk është më i madh se një tigan.

4. Raporti i njerëzve dhe milingonave në botë është i tillë që për çdo person në botë ka rreth 1.6 milion milingona. Pesha e përgjithshme e të gjithë këtyre milingonave është e barabartë me peshën e kombinuar të popullatës njerëzore në botë.

5. Një oktapod ka tre zemra.

6. Fillimisht, Feng shui ishte arti i zgjedhjes së një vendi të përshtatshëm për një varr.

7. Në Saturn dhe Jupiter, shiu ka përbërje diamantesh.

8. Ka dhjetë herë më shumë baktere në trupin e njeriut sesa ka qeliza.

9. Frankenstein ishte emri i krijuesit dhe jo i përbindëshit.

10. Mustakët kanë 27,000 gjëndra shijeje. Kjo është katër herë më shumë sesa ato që kanë qeniet njerëzore.

11. Universiteti i Oksfordit është më i vjetër se Perandoria Aztec.

12. Në Qipro, Babagjyshi (Santa Claus) quhet Basil (borzilok).

13. Askush nuk ka arritur të zbusë një elefant afrikan.

14. Rrudhat që shfaqen në lëkurën e duarve tuaja (pasi bëni banjë) ndodhin sepse trupi kupton se ambienti mund të jetë i rrëshqitshëm dhe kështu lëkura në duar rrudhet me qëllim që ta ketë më të thjeshtë të njohë sipërfaqet e lëmuara.

15. Vrima midis hundës dhe buzës së sipërme quhet filtrum dhe është një kujtesë e mbetur e kohës së kaluar në barkun e nënës. Të dy anët e fytyrës zhvillohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra dhe vijnë për t’u takuar në mes të fytyrës tuaj, duke krijuar filtrumin. Kur këto dy pjesë nuk arrijnë të shkrihen siç duhet, gjë që ndodh një herë në 750 lindje, atëherë kemi cleft palate (ndarja e buzës së sipërme).

16. Zemra e një gruaje rreh më shpejt, por zemra e një burri është më e madhe.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.