Mjaft më me akuza ndaj presidentit!

Edita Mekuli

Menjëherë pas konferencës së Thaçit reagon Elvis Hoxha: “Mban shumë letra, mezi lexon, nuk e marrë vesh se ç’thotë……e kuptoi se bëri gabim nga nervi që e pati rrokur natën”.

Ndoshta ju pëlqen!

Atmosfera në mediat sociale është pothuajse e njejtë si në stadion të futbollit: “ i paaftë, i mungon intelegjenca, ky specie duhet të burgoset, më tranoi Thaçi, idiot, hajn, pis …”

Telefoni  vlon nga familjarë, shokë, shoqe, të cilët shtrojnë një sërë pikëpyetjesh: “A është more normal ai njeri? A po shohin more njerëzitë që i ka do dërrasa mangu? A e ke vërejtë që nuk shfaq emocion e mimika kur fol, psikopat?”

Ambasadorët e shteteve të Quintit habiten me një spektakël të tillë të Thaçit dhe kërkojnë nga ai një rezonim të shëndoshë duke u përçëndruar në luftimin e virusit.

Megjithatë, Thaçi vazhdon me ideja bizare, sjellje ekscentrike, ashtu si edhe shumë politikanë tjerë, analistë, gazetarë dhe c&o dhe në qoftë se donim të kuptonim arsyen e të të sjellurit të tyre, duhet të fillojmë të fusim koncepte të reja rreth natyrës së tyre. Një koncept do të ishte shëndeti mental.

A është kjo temë tabu në kuvendin e Kosovës? A ka kurajo kuvendi i Kosovës të çojë përpara problemin e sëmundjeve psiqike tek fytyrat publike? A kanë guximin psikologët të identifikojnë veçoritë tipike të sëmundjeve mentale tek këta?

Sipas studimeve në vendet përparimtare të botës, numri i njerëzve me probleme psiqike është në rritje e sipër. Në mesin e tyre janë parlamentarë të njohur anglezë, si për shembull Kevan Jones, i cili ishte i sinqertë me popullin anglez duke deklaruar se ”për një politikan është shumë e rrezikshme, ti pranoj dobësitë e tij, kjo mund ti kushtoj me punë. Por tash po them diçka, që as familja ime nuk e dinte: me vite të tëra kam pasur depresione”.

Ashtu si edhe Jones, Charles Walker kishte mbushur gazetat britaneze, të cilat shkruanin se “ai  ka qenë 31 vjet totalisht i çmendur: jeta e tij ishte dominuar nga një çrregullim obsesiv-kompulsiv. Jashtë luante rolin e një humoristi, gjersa brenda në shpirtin e tij reagonte terrori i ftohtë”.

Prandaj mjaft më me akuza kundër Thaçit! Përpjekja e parë që duhet bërë qeveria për të reduktuar gjithë këtë hallakamë, jo vetëm në media por edhe në jetën e qytetarëve të rëndomtë, duhet të hap si pikë diskutimi, shëndetin mental të politikanëve aktual, e sidomos të Thaçit.

Sjelljet kriminale, mungesa e ndërgjegjës, shfrytëzimi i njerëzve, pamëshirëshmëria, gënjeshtra, dramatika, jostabiliteti emocional, të menduarit bardhë e zi, konfliktuoziteti, agresiviteti kur nuk e arrin atë që dëshiron,tregimi i ndjenjave në mënyrë sipërfaqësore,të menduarit se je i madh dhe të gjithë të dojnë dhe mungesa e empatisë kanë një emër të përbashkët. A është ky emër narcizëm, bipolaritet, borderline, çrregullim i personalitetit, shizofreni apo të gjitha nga pak, i mbetë psikiatrave të vlerësojnë.

Nuk duhet më t’i vihet theksi diskutimit se “pse”? “qysh po munet? “ a ka more ai ftyrë?”, por shumë më shumë është momenti i fundit të miratohet një vendim, se kush duhet paguar trajtimin e Thaçit, taksapaguesit apo ai vetë?

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!