Seksi është jetik për gratë e moshës së mesme –  emocionalisht, fizikisht dhe kulturalisht. Lorraine Candy, autore dhe bashkëprezantuese e podcast-it “Postcards from Midlife”, shpjegon në “The Guardian” si ka ndryshuar qasja e femrave në moshë në raport me seksin.

Narrativa tradicionale që hasi brezi i “baby boomer” dhe që më pas i kaloi brezit të sotëm që tani është në moshën e mesme – Gjenerata X – ishte se dëshirat seksuale te femrat binin me kalimin e moshës, ndërsa tek meshkujt mbeteshin të njëjta ose rriteshin. Kishte një supozim se ndërsa gjërat e tjera dominonin jetën tonë – kujdesi për prindërit e moshuar, kujdesi për adoleshentët, përballja me sëmundjet, përpjekjet për të avancuar në karrierë – jeta jonë seksuale, ashtu si paraqitja jonë fizike, do të bëhej e parëndësishme. Sigurisht, të gjitha këto na ndikojnë – por nocioni i dëshirës në rënie mbetet gjithsesi i pasaktë. Në fakt, 40% e grave të moshës së mesme që pyetëm në një anketë në grupin tonë në Facebook thanë se donin më shumë seks. 56% thanë se zotëronin të paktën një lodër seksi; 65% kënaqeshin me fantazitë seksuale (edhe pse 82% nuk ​​i flisnin këto me partnerët e tyre); më shumë se 35% masturbonin të paktën një herë në javë; dhe pothuajse 37% bënin seks të paktën një herë në javë. Pra, është e qartë se nuk e kanë çuar libidon në papafingo, bashkë me koleksionet e disqeve të muzikës gold.

Përpara se të drejtoja podkastin, punoja si redaktore reviste – kam punuar si kryeredaktore e Cosmopolitan dhe Elle gjatë viteve 2000; bashkëprezantuese me mua ishte Trish Halpin, ish-redaktore e Marie Clare. E thënë mes nesh, më mirë se ne askush nuk i njeh gratë e Gjeneratës X. Brezi ynë u rrit me veshjet e hapura të Samantha Jones në “Sex and the City” dhe këshilla të ekspertëve për seksin nga revistat që redaktonim. Ne u bëmë zë për dëshirat, epshin dhe nevojën për seks gjatë të 20-ave dhe të 30-ave – kështu që pse nuk të mos dëshironim të njëjtin sovranitet mbi jetën tonë seksuale ndërsa vitet na shtohen mbi shpatulla? Seksi është shumë i rëndësishëm për ne.

Ju pëlqen!

Ne duam më shumë seks, sepse e dimë nga studimet mjekësore se marrëdhëniet lehtësojnë stresin dhe ankthin, të cilat janë simptoma klasike të perimenopauzës (10 vitet e luhatjes së hormoneve para menopauzës). Seksi kontribuon në mbajtjen e organeve seksuale të shëndetshme, duke ndihmuar në parandalimin e simptomave të atrofisë vaginale, e cila vlerësohet të ndikojë në 80% të grave gjatë menopauzës – dhe rritja e fluksit të gjakut të orgazmave të rregullta është aleat i flokëve, lëkurës dhe gjumit të shëndetshëm.

Më e rëndësishmja ndoshta, intimiteti; komunikimi gjithmonë i rëndësishëm mes gruas dhe partnerit forcohet edhe nga seksi. Siç thotë terapistja e familjes, Julia Samuel, cilësia e marrëdhënies suaj është parashikuesi i vetëm më i rëndësishëm i cilësisë së jetës ndërsa plakeni. Dhe 75% e dëgjuesve tanë të anketuar thonë se intimiteti është aspekti më i rëndësishëm i seksit me një partner.

Sigurisht, shumë gra në moshën e mesme shohin një rënie zhgënjyese të libidos për shkak të një rënieje të hormoneve të estrogjenit, progresteronit dhe testosteronit. Tani e dimë se terapia e zëvendësimit të hormoneve ua lehtëson këto simptoma grave (për të mos përmendur reduktimin e rrezikut që ato të kenë sëmundje të zemrës dhe osteoporozë). Dhe terapia e estrogjenit, që mund të merret pa recetë, do të zhbllokojnë dëshirën e mijëra grave që luftojnë për të pasur një jetë seksuale, për shkak të humbjes së këtij hormoni në vaginë, gjë që mund të vështirësojë marrëdhëniet seksuale.

Vetë fakti që këto opsione trajtimi janë të disponueshme tregon se sa përpara kemi ecur. Gjenerara X nuk është më e mbyllur kur bëhet fjalë për të folur për seksin; jetët tona seksuale nuk janë sekrete dhe shumë prej nesh janë të çiltër për të argumentuar për atë që na nevojitet për të një jetë seksuale të shëndetshme.

Ky kuptim i ri i perimenopauzës na ka vënë në prag të një revolucioni të ri seksual, duke çliruar një ushtri grash që kërkojnë atë që u nevojitet për t’i mbajtur ato të shëndetshme dhe të lumtura. Gratë në moshë të mesme nuk do të kufizohen nga keqkuptimi i tmerrshëm i mjekëve të përgjithshëm për shëndetin tonë – në vitin 2019, mbi dy të tretat e mjekëve të përgjithshëm kishin dhënë gabimisht ilaçet kundër depresionit në vend të HRT – diçka që rekomandohet qartë në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit (Britani) për trajtimin e menopauzës.

Gratë e gjeneratës X dinë të kërkojnë atë që u nevojitet: e kanë bërë këtë gjatë gjithë jetës. Kur isha redaktore në “Cosmo”, një nga shefat e mi meshkuj më tha një herë të mos publikoja më asgjë për seksin anal. “Asnjë grua nuk e pëlqen, kështu që mos shkruani më për të,” tha ai.

“Por unë kam një kuti plot letra nga gra që më thonë se kjo është një nga gjërat që duan të përjetojnë, prandaj po shkruaj për të,” u përgjigja, e habitur nga kjo logjikë.

“Gratë nuk e dinë se çfarë duan,” tha ai.

Sa gabim e kishte. Ne e duam intimitetin dhe orgazmat që ç’ke me të!

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.