Reduktimi i mishit të kuq dhe të përpunuar sjell pak ose aspak përfitime shëndetësore, sipas një rishikimi që bën kontradiktë me këshillat dietike të agjencive kryesore ndërkombëtare.

Shumica e njerëzve mund të vazhdojnë të hanë mish të kuq dhe të përpunuar në normën mesatare aktuale, zakonisht 3-4 herë në javë për të rriturit në Europë dhe Amerikën e Veriut,  sipas një paneli të ekspertëve që dhanë rekomandime të reja bazuar tek analiza.

Bradley Johnson,  profesor në universitetin Dalhousie të Kanadasë, tha se hulumtimi tregon se nuk mund të thuhet me siguri që konsumi i mishit të kuq apo të përpunuar shkakton kancer, diabet apo sëmundje të zemrës.

Hulumtues nga Spanja, Kanadaja dhe Polonia bënë rishikime të provave të kontrolluara rastësore dhe studimeve vëzhgimore, për të zbuluar ndikimet e mundshme në shëndet nga konsumi i mishit të kuq dhe të përpunuar.

Në provat rastësore, që përfshinin 54,000 njerëz, u zbulua se nuk kishte lidhje të rëndësishme statistikore mes ngrënies së mishit të kuq dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës, diabetit apo kancerit.

Tek studimet vëzghimore, që mbuluan miliona njerëz, hulumtuesit zbuluan një “ulje të vogël të rrezikut” tek ata që hanin më pak racione të mishit brenda javës, por shtuan se kjo lidhje ishte shumë e paqartë. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]