Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se 45 viktimat nga aksidenti tragjik në Bullgari janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, raporton Express.

Përmes një postimi në Tëitter, ajo u ka shprehur ngushëllime familjeve të vikttimave.

 

Ju pëlqen!

”Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Flag of Albania është pranë Flag of Macedonia në këtë moment të vështirë! “, ka shkruar Xhaçka.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën e Strumës në Bullgari.

Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë, derisa shtatë të mbijetuar janë duke u trajtuar në spitalin e Sofjes, si pasojë e djegieve.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.