Skandaloze!

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se janë zhdukur prova në rastin e Astrit Deharit i cili vdiq në burgun e Kosovës, e jo të Serbisë.

Sipas saj, mostrat janë zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Në një konferencë për medie, ministrja Haxhiu, tha se janë zhdukur disa epruveta me gjak dhe urinë.

Ju pëlqen!

“Mbrëmë rreth orëve të vona jam njoftuar se ja zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Instituti i mjekësisë Ligjore. E kam njoftuar kryeprokurorin dhe drejtorin e Policisë së Kosovës. Mbajtëset e epruvetave, një me gjak dhe 10 me urinë”, tha Haxhiu.

“Çelsat ku kanë qenë të mbyllura ato prova i kanë pasur vetëm tre persona. Vendi ku ruhen mostrat janë strikte dhe aty dihet se kush hyn dhe kush del. Pas kësaj konferencë do të marr masa konform përgjegjësive të mia”, tha tutje Haxhiu.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!