Astrit Gjocaj, Sami Bunjaku dhe Dhurata Salihi janë tre zyrtarë në Ministrinë e Drejtësisë të cilë sot ministrja Albulena Haxhiu ka marr vendim për t’i shkarkuar.

Dhurata Salihi ishte emëruar në kohën e qeverisjes së Avdullah Hoti, derisa këtë dikaster e kishte udhëhequr, Selim Selimi.

Salihi ishte emëruar “Zyrtare e Divizionit për koordinimin e procesit për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara”, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Ju pëlqen!

Ndërsa nga sot, Departamenti për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme ta zbatoj vendimin e nënshkruar nga ministrja Haxhiu.

Me pozitë të njëjtë kishin qenë edhe Sami Bunjaku dhe Astrit Gjocaj.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.