Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Geërvalla ka takuar sot homologen e saj suedeze Ann Linde, në kuadër të takimeve me kryediplomatë dhe krerë shtetëror në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Gjatë këtij takimi Gërvalla i ka thënë Lindes se vendimi i Qeverisë për reciprocitetin ndaj Serbisë për targa është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në Brukel dhe se sipas saj tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë.

“Në këtë takim homologet patën rastin teë flasin për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e bashkëpunimit teë mëtutjeshëm. Gjithashtu biseduan për çështje evropiane dhe rajonale duke u fokusuar në zhvillimet e fundit në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.