Sad Site is under construction :(

MekuliPress ndërprenë punën vullnetare!

Të nderuar lexues,

Pas shumë vitesh pune vullnetare, e pavarura MekuliPress, për shkaqe ekonomike, detyrohet ta ndërpresë veprimtarinë vullnetare në fushën e kritikës, lajmit, informacionit dhe analizës.


Për 15 vite ishim bashkë e të pandarë. Shkruam, lexuam, kritikuam, këshilluam, mësuam dhe bëmë më të mirën e mundshme në fushën me plot mina të gazetarisë; Dhe e gjithë kjo veprimtari dhe kjo punë u bë vullnetarisht dhe pa asnjë pagesë: Kjo u bë vetëm për ju të dashur lexues!


Duhet pranuar se gjatë këtyre viteve shumë të rënda për gazetarinë e pavarur e profesionale, por të sukseshme në fushën e analizës së lajmit, shumë herë edhe nuk ia 'qëlluam', ndoshta edhe gabuam. Por, të jeni të sigurtë të dashur lexues, se 'gabimi' ynë asdhenjëherë nuk ishte i qëllimshëm. Mua, secilën herë kur kemi shkruar, këshilluar apo analizuar, mendja më ka shkuar tek biri im Noka: Si do të reagoj Noka kur do e lexon lajmin? A do ta ndihmojë, pasuroj apo do ta hutoj e varfëroj lajmi fëmiun, të rinjtë dhe hapsirën publike në përgjithësi. Dhe duke menduar kështu, sinqerisht e njerëzisht tek Noka (pra tek fëmiu) ne 'gabuam' më pak, dhe ndihmuam më shumë hapsirën tonë publike. Të paktën kështu mendoj ne.


Lexues të nderuar,
Ju faleminderoj nga zemra për besnikërinë! Ju faleminderoj sinqerisht për respektin që keni treguar ndaj vlerës së lajmit që e prodhoj "MekuliPress".


Të dashur lexues, ju ishit oksigjeni i MekuliPress.

Faleminderit, sinqerisht Faleminderit!