Pas vdekjes së Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje ishte gjithmonë e më e ashpër ndaj PDK-së dhe Ministres së Drejtësisë së asaj kohe, Dhurata Hoxhës.

Në interpelancës e thirrur asaj kohe, rreth vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, kishin ndodhur shumë ngjarje të papritura, akuza, tensione e gati edhe përleshje fizike.

Gjithçka nisi ministrja Dhurata Hoxha që në atë kohë udhëhiqte dikasterin e Drejtësisë, e që akuzohet si përgjegjëse për vdekjen e Astrit Deharit në burg.

Ju pëlqen!

Në fjalimin e saj akuzoi Vetëvendosjen se vetë ata e kanë çuar në ‘vetëvrasje’ Deharin, madje ua përmendi edhe Rusinë.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje kërkonte shkarkimin e saj.

Por teksa deputetët debatonin, Hoxha është kapur në pozita aspak të lakmueshme. Shihet se është përballur me një stres të lartë, aq sa i kafshonte edhe thonjtë e pastaj i hidhte në tokë.

Mimikat e fytyrës së saj tregojnë se ministrja donte të ‘shpërthente’ në ato momente.

Kujtojmë që po në atë seancë, deputetët e VV-së nuk e lejuan të fliste ministren, kështu duke brohoritur e goditur tavolinat para vetes.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!