Vizitën e parë si ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po planifikon që ta realizojë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, aty ku në nëntorin e vitit 2016 ka vdekur në rrethana ende të paqarta ish-aktivisti i LVV-së, Astrit Dehari.

Lajmi se Haxhiu do të shkojë nesër Prizren është konfirmuar nga vet kabineti i saj.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, (e enjte) më datë 6 shkurt 2020, do të vizitojë Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Vizita e ministres Haxhiu do të bëhet në ora 10:00”, thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë.

Lexo po ashtu:  Biden rrëmben Arizona - Joe Biden thellon epërsinë me vota kundër Donald Trump.
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!