“Është një kërcënim serioz, por është një kërcënim që është bërë më parë”, kështu deklaroi Ministrja e Jashtme britanike, Gillian Keegan lidhur me deklaratat e fundit të Presidentit rus Vladimri Putin.

Duke folur para qytetarëve të Rusisë, Putin njoftoi mobilizim të pjesshëm ushtarak të vendit, si dhe gatishmërinë për të përdorur çdo burim që mbron përball asaj që ai e quajti “shantazhi i Perëndimit për përdorimin e armëve atomike”.

Ministrja britanike tha se deklarata e liderit rus është një “përshkallëzim shqetësues”, teksa shton se komentet e Putinit duhet të merren “seriozisht” dhe gjithashtu të kërkohet për qetësi përballë kërcënimit të tij në fjalimin për të përdorur armët bërthamore.

“Disa nga gjuhët atje ishin mjaft shqetësuese në fund dhe padyshim që ne do të bënim thirrje për qetësi,” tha ajo për Sky News.

“Është diçka që ne duhet ta marrim shumë seriozisht sepse, e dini, ne nuk jemi në kontroll. Unë nuk jam i sigurt se ai e ka në të vërtetë kontrollin. Dua të them, ky është padyshim një përshkallëzim dhe, natyrisht, për popullin rus tani ata do të rekrutohen në këtë luftë.”

Në Rusi, përgatitjet për mobilizimin e pjesshëm ushtarak do të fillojnë sot, të mërkurën, pasi Putin njoftoi se dekreti është nënshkruar.