Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari njofton se kanë marrë vendim për hapjen e hetimeve zyrtare për importin e produkteve të ëmbëlsirave dhe biskotave.

Hajdari është shprehur se këto produkte, të importuara nga Serbia po u shkaktojnë dëm serioz prodhuesve vendor.

“Kemi vërejtur që së fundi ka një import të shtuar nga tregu i Serbisë dhe kryesisht janë rritje të disa produkteve konditorike. Ne kemi marr vendimin për hapjen e hetimeve për importin e produkteve konditorike, ëmbëlsirave dhe biskotave, të importuara nga Serbia”, tha Hajdari.

Ju pëlqen!

“Ky vendim vjen pas vendimit të Departamentit të Tregtisë dhe rekomandimeve nga Komisioni për Vlerësimin e Masave për Importe. Në bazë të analizave preliminare, produktet e importuara nga ky shtet janë rritur në sasi të rritur dhe në kushte të tilla po shkaktojnë ose kërcënojnë t’i shkaktojnë dëm serioz prodhuesve vendës”, ka përfunduar ajo.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!