Zëdhënësministri në Ministrinë e Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se brenda javës do të vizitojnë grupin Kumanova që gjenden në burgun e Maqedonisë.

Gjatë kësaj vizite Sallahu tha se do të shikojë mënyrën e jetesës në këtë burg sepse ata janë çlirimtarë. Tutje ai, shtoi se do të kujdesën për kushtet se si ata jetojnë në burg.

Po ashtu ai premtoi se çdo kërkesë që e kanë të burgosurit e grupit Kumanova do ta shtyjnë përpara në shtetin maqedon.

Ju pëlqen!

Nga zhvillimet e përgjakshme të 9 dhe 10 majit 2015 në Kumanovë, ndërsa e vërteta për këtë rast akoma mbetet enigmë. Edhe pas pesë viteve, autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës nuk kanë gjetur forcat për hetimin ndërkombëtarë të premtuar nga dy Qeveritë dhe të kërkuar nga familjet dhe të dënuarit për këtë rast. Në këtë konflikt të armatosur jetën e humbën tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa rreth dyzetë mbetën të plagosur.

Nga këto ngjarjet me burgim të përjetshëm u dënuan Andi Krasniqi, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski. Gjykata Themelore e Shkupit gjithsej kishte shqiptuar 746 vjet burg pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës”

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.