Foto: Torbjørn Kjosvold / Forsvaret
Foto: Torbjørn Kjosvold / Forsvaret
 

Edhe Ministri norvegjez i Mbrojtjes Frank Bakke-Jensen (H) është kyqur në fushatën për të ndihmuar opinionin publik rreth rezikut ndaj lajmeve të rreme. Ministri paralajmëron popullin norvegjez që të jenë të kujdesshëm kundër përhapjes së lajmeve të rreme dhe të dezinformatave gjatë krizës së virusit të koronës, shkruan e pavarura MekuliPress.com

Ministri i mbrojtjes, Bakke-Jensen, paralajmëron popullin të mos besojnë në gjithçka që lexojnë dhe që është shpërndarë në mediat sociale në lidhje me pandeminë covid-19. Njëkohësisht ministri norvegjez i mbrojtes u kërkon lexuesve/shikusve që të mendohen mirë para se të shpërndajnë informacione dhe lajme të pakonfirmuara që më parë.

Foto: Torbjørn Kjosvold / Ministria e mbrojtjes/VG/
Foto: Torbjørn Kjosvold / Ministria e mbrojtjes/VG/

– Megjithëse shumë vende preken nga epidemia e koronës, fotografia e kërcënimit nuk ka ndryshuar akoma. Ekziston një rivalitet midis superfuqive të mëdha dhe ne mund t’i nënshtrohemi ndikimit të operacioneve të tilla, thotë ministri i mbrojtjes për gazetën norvegjeze, VG, përcjell MekuliPress.com

Ju pëlqen!

Monitorimi i faqeve të internetit

Bashkimi Europian ka themeluar shërbimin e vet që monitoron përpjekjet ruse për të ndikuar në Perëndimin përmes dezinformimit dhe lajmit të rremë, ky shërbim quhet Task Force e StratCom., shkruan MekuliPress.

.** Në krye të listës së tendencave për të shpërndarë lajme të rreme të mediave sociale është pohimi se Corona është një armë biologjike e prodhuar nga Shtetet e Bashkuara për të goditur Kinën financiarisht.

– Unë mendoj se duhet të keni besim në këshillat profesionale nga autoritetet shëndetësore, thekson për VG, ministri i mbrojtjes, Bakke-Jensen.

Tema e NATO-s: Lajmet e rreme

Përhapja e lajmeve të rreme ishte temë diskutimi në NATO. Tema mbi lajmet e rreme u shfaq gjithashtu në videokonferencën me ministrat e jashtëm të NATO-s të enjten pasdite.
Në konferencën për shtyp më pas, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se informacioni i hapur dhe i vërtetuar është thelbësorë, si për të fituar luftën kundër një pandemie globale, ashtu edhe kundër përhapjes së dezinformatave.

“Është gjithmonë e vështirë të thuash se cili lajm është për argëtim e cili lajm është lansuar për të hedhur dyshime mbi informacionin nga autoritetet. Por unë mendoj se duhet të kemi në mendje se, raportet dhe modelet që vijnë nga autoritetet shëndetësore janë të justifikuara mirë, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s”, Jens Stoltenberg.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!