Ndërkohë që protestat vazhdojnë, kryeministri në një video të dedikuar , paraprakisht të regjistruar, duke i’u drejtuar qytetetarëve të Republikës së Shqipërisë, sulmon Lulzim Bashën duke i kujtuar 21 Janarin.

Ai i kërkoi falje familjarëve për vrasjen e pakuptueshme* të Klodjan Rashës, siç tha ai, nga arma e shtetit*. Mund të ketë derra në pyll në policinë e shtetit- tha Rama por nuk harroi të thotë se nuk mund të krahasohet policia e 21 janarit me policinë që kemi tani. Ne kurrë nuk e kemi përdorur politikisht policinë- Policia ka qenë e durimit dhe e mundimit dhe jo e hurit dhe e litarit. Efektivi i policisë që shkrepi armën e Klodianit është vetëm një rast tragjik. Ministri më ka ofruar dorëheqjen dhe jo vetëm formalisht. Ai s’ka asnjë lidhje.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.