Ministri i Sportit në qeverinë italiane, Vincenzo Spadafora, pretendon se rinisja e kampionatit të futbollit e përfaqëson një “shenjë të rëndësishme” për vendin, përderisa tha se shpreson që kampionati do të mundë të kompletohet. Serie A e ka caktuar datën për rinisjen e Serisë A dhe do të kthehet në fushën e vlertë pas rreth tri muajve pauzë.

Përkundër që tashmë është marrë vendimi për rinisjen e kampionatit elitar të futbollit në Itali, Spadafora thotë se shpreson të mos komplikime të tjera gjatë sezonit. “Është një shenjë e rëndësishme sepse vendi po fillon të hapet sërish, Sporti dhe futbolli janë bërë protagonistë në këtë aspekt”, ka thënë Spadafora, në një intervistë të dhënë për Tg5. “Tani kemi mundësi ta rinisim sezoni në mënyrë të sigurt dhe ta respektojmë shëndetin e secilit. Kemi pasur disa momente të vështira, kur numri i të infektuarve ishte shumë i lartë. Edhe tani po i mbaj gishtërinjtë e kryqëzuar me shpresën që kampionati të mund të kompletohet”.

“Është e qartë që kam parë presidentë të ndryshëm të klubeve. Megjithatë, të gjithë kanë shumë pasion për botën e tyre dhe janë të interesuar për rinisjen. Isha i zemëruar kur ma kërkuan rinisjen para një muaji, kur ne kishim probleme të shumta”. “M’u duk absurde të më kërkohej një datë në atë moment, por tani është vendimi i duhur që futbolli të nisë sërish”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!