Premtimi për një rikthim të kampionatit në Spanjë përpara verës “do të ishte i pakujdesshëm”. Deklarata që ka befasuar gjithë tifozët spanjollë, që prisnin me padurimi lajmin për datën e rinisjes së Liga-s, është bërë nga ministri spanjoll i shëndetësisë, Salvador Illa, gjatë një konference shtypi në lidhje me zhvillimin e pandemisë së koronavirus në vendin iberik.

“Nuk mund të them tani nëse futbolli profesionist mund të rifillojë aktivitetin e tij para verës” ka theksuar eksponenti i qeverisë spanjolle, “do të ishte e pakujdesshme të thuhet nga ana ime”. Illa është treguar i balancuar mbi projektin e Liga që ka ndërmend të testojë të gjithë lojtarët për të rifilluar stërvitjet e pastaj ndeshjet, të ndaluar që nga 12 marsi. Koronavirus deri tani në Spanjë ka shkaktuar vdekjen e 23mije personave, ndërsa izolimi është në fuqi deri në 9 maj.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!