Ministri i mbrojtjes: Senatorët amerikanë mirëpresin propozimin tim për vendosjen e bazës së përhershme ushtarake amerikane.
Takimet bilaterale në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax i përmbyllëm me takimin e grupit të senatorëve nga SHBA, pjesëmarrës në këtë forum.
Së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani- Sadriu, si dhe Zv.Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, znj. Donika Gërvalla-Schwarz takuam senatoret James E. Risch, Jeanne Shaheen, Joni Ernst dhe Chris Coons.
Përveç temave të tjera, në takim u diskutua dhe u përkrahë nga senatorët amerikan edhe ideja ime për praninë e një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Republikën e Kosovës.
U shprehën se do të vazhdojnë të përkrahin këtë ide në çdo instancë të vendimmarrjes së shtetit amerikan.
Delegacioni na përgëzoi për 10 vjetorin e Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Iowa-s si dhe shprehën falenderimet për kontributin e Kosovës me bashkë-zbarkimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me trupat amerikane në Kuvajt.
Gjithashtu për kontributin në menaxhimin e krizës së refugjatëve nga Afganistani.
Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes shpreha edhe një herë gatishmërinë për përkrahje ndaj SHBA në çdo rast dhe rrethanë.