Si pasardhës i Heroit Kombëtar, Isa Boletini, gjatë gjithë jetës, veprimtarisë dhe karrierës sime, kudo që më dërgoi fati i jetës, frymova me amanetin e tij.
Flamuri kombëtar është Identiteti ynë shqiptar dhe historia jonë e lavdishme mijëvjeçare.
Sot kujtojmë e nderojmë Flamurin e Krujës së Gjergj Kastriotit, Prizrenit të Ymer Prizrenit, Vlorës së Ismail Qemalit, Prishtinës, Mitrovicës, Pejës e Shkupit të Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Haxhi Zekës e Idriz Seferit, si dhe Prekazit Legjendar të Adem Jasharit.
Duke, kujtuar e nderuar historinë tonë të dhembshme dhe krenare, mundin, gjakun e djersën e derdhur të paraardhësve tanë, do të marshojmë sigurtë drejtë së ardhmes sonë të sigurtë.
Të ardhmes sonë të natyrshme, përkrahë kombit mik amerikan dhe kombeve tjera me orientim euroatlantik.
Gëzuar bashkëkombës anembanë Botës kudo që jeni!
Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Daljes Publike të Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare të Kosovës!
Festofshim gjithmonë së bashku!
©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.